TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sofra e gurtë, e vendosur prej më shumë se dy javësh përpara Kryeministrisë, është kthyer në një pikë tërheqëse për qytetarët. Të shumtë janë ata që e shfrytëzojnë hapësirën për të bërë fotografi, por edhe për t'u çlodhur.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar disa pamje nga kjo hapësirë në llogarinë e tij në Facebook.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama krahas fotografive të shpërndara.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për të adresuar shqetësimet e tyre, por deri më tani kjo ofertë është refuzuar nga protestuesit.
Një ditë më parë, Rama prezantoi edhe një kanal të ri komunikimi online, të quajtur “Fol me kryeministrin”. Kjo platformë synon t'u japë qytetarëve mundësinë të përcjellin pyetje, kritika dhe propozime konkrete, me qëllim ndikimin në ndryshimin e vendimmarrjeve të caktuara.
Fillimisht, platforma do të jetë e hapur për studentët, të cilët mund të parashtrojnë pyetje, të shprehin shqetësimet e tyre, të adresojnë kritika apo të paraqesin propozime.
Komunikimi përmes kësaj platforme nuk do të jetë ekskluzivisht vetëm me kryeministrin, por do të përfshijë edhe anëtarë të tjerë të qeverisë dhe të grupit parlamentar.