AKTUALITET, 7 November 2026, 10:16

PD në Korçë zgjedh kryetarin e ri, 4800 anëtarë votojnë mes dy kandidatëve

PD në Korçë zgjedh kryetarin e ri, 4800 anëtarë

Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale.

Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë: Harito Zoti dhe Mikel Dishnica.

Sipas listës zyrtare, rreth 4800 anëtarë kanë të drejtë vote dhe do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se cili prej dy kandidatëve do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë.

Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa në përfundim do të shpallet edhe emri i kryetarit të ri.