TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka identifikuar shqiptarin e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Athinë, ndërsa ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Cato, 38 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pas goditjes së një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës, në qershor të këtij viti.
Gjatë operacionit të zhvilluar në atë kohë, ku u sekuestruan edhe armë zjarri, u arrestuan nëntë persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe Cato. Në total, grupi kriminal dyshohet se përbëhej nga 11 shtetas shqiptarë dhe tre grekë.
Ndërkohë, lidhur me plagosjen e mbrëmshme, policia ka arrestuar dy 16-vjeçarë: shqiptarin Flavio Keqi dhe shtetasin grek Ioannis Karikis.
Sipas hetimeve paraprake, të miturit ndodheshin në shoqërinë e 38-vjeçarit në momentin e ngjarjes. Pas të shtënave, ata kanë tentuar të largohen, por janë arrestuar për veprën penale të mosbindjes ndaj urdhrit të policisë.
Deri më tani mbetet e paqartë se kush qëndron pas tentativës së vrasjes dhe nëse ka pasur më shumë se një autor.
Ngjarja ndodhi pranë një kishe në lagjen “Kolono” të Athinës, ku autorët dyshohet se qëlluan dy herë në drejtim të 38-vjeçarit. Pasi u godit nga një plumb, Cato arriti të largohej drejt automjetit të tij, i cili ishte i parkuar rreth 150 metra më tutje.
Ai u gjet nga policia pranë makinës dhe u transportua me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.