AKTUALITET, 7 November 2026, 10:37

PD proteston sot në orën 12:00, Berisha thirrje qytetarëve: T’i bashkohemi revoltës së studentëve

PD proteston sot në orën 12:00, Berisha thirrje qytetarëve:

Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot, në orën 12:00, një protestë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta.

Protesta u paralajmërua pak ditë më parë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të së shtunës.

Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje me qeverinë Rama, ndërsa ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bëhen pjesë e protestës, të cilën e konsideroi si një protestë kundër qeverisë.