AKTUALITET, 7 November 2026, 13:30

Demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë, pritet t'u bashkohen studentëve në protestë

Demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë, pritet t'u

Siç kishin paralajmëruar, demokratët kanë nisur marshimin në mbështetje të protestës studentore, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë.

Të rinj demokratë, së bashku me drejtues të Partisë Demokratike, janë nisur nga selia blu dhe kanë marshuar në drejtim të godinës qeveritare, ku ndërkohë janë mbledhur edhe mbështetës të tjerë të opozitës.

Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, demokratët pritet t’u bashkohen studentëve në protestën e tyre, duke bashkuar kauzën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.