TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë fshatit Beltoje në aksin Shkodër-Bushat, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Brenda një automjeti ka mbetur i bllokuar për pak kohë shtetasi, Pjetër Rroku.
Mësohet se i aksidentuari është edhe punonjës i spitalit Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rroku ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë ku është përplasur me fuoristradën.
Ende s’dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.