AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 14:06

Deklarata e fortë/ Elisa e doganave turpëron Shqipërinë

Deklarata e fortë/ Elisa e doganave turpëron Shqipërinë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme në Kuvend, duke shigjetuar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ndërsa referuar deklaratave të mazhorancës, të cilët e cilësuan si turp sjelljen e opozitës, Zhupa shkruan se “Nuk mund të ketë turp më të madh për Shqiperinë se sa ta përfaqësojë Elisa e doganave.”.

Më tej, Zhupa risjell në vëmendje edhe rastin e Kavajës, ku Elisa Spiropali bëri publike fytyrat e familjarëve të 13-vjeçares së përdhunuar.

“Elisa që për karrigen e kryeministrit nuk kursen të keqpërdor dhimbjen dhe vuajtjen e njerëzve siç ishte rasti i Kavajës nuk mund të flasë në emër të njerëzve.

Turpi i këtij vendi është sekti rilindas i ardhur me vota të blera në krye të qeverisë. Vidh, përça, dhuno, kriminalizo është bilanci elisoqeverisë që po e mban Shqipërinë larg Europës dhe shqiptarët në varfëri dhe mjerim.”-shkruan Ina Zhupa në postimin e saj.

Citynews.al