TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptari, i arrestuar sot me 128 kg marijuanë në Igumenicë, është Artan Enver Meleqi, 49-vjeç dhe banues në Delvinë.
Ai u kap sot teksa udhëtonte në kufirin shqiptaro-grek me një mjet të mbushur me drogë. Ndalimi i shqiptarit u bë në rrugën periferike Agia Nikola-Filat, në vendin e quajtur Mavroneri, Igumenicë.
Dyshohet se mjeti ishte ngarkuar me drogë në kufirin e gjelbër, ndërsa policia gjeti brenda tij dhe sekuestroi 127 kg e 900 gram marijuane, 350 euro dhe 1 celular. Kujtojmë që prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.