AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 13:36

Greqi, po transportonte 36 kg drogë, kapet mat 32-vjeçarja shqiptare

Greqi, po transportonte 36 kg drogë, kapet mat 32-vjeçarja shqiptare

Policia greke ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një 32-vjeçare shqiptare pasi ju gjetën 36 kg e 260 gr marijuanë.

Arrestimi i 32-vjeçares, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, u bë në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës pas një ndjekje që policia i ka bërë automjetit të saj, në të cilin u gjet edhe lënda narkotike.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një tjetër shqiptarë që dyshohet të jetë bashkëpunëtori i 32-vjeçares.

Në cilësi të prova materiale policia sekuestroi edhe një peshore, 50 euro si edhe një celular, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.