AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 14:35

Videot me përmbajtje seksuale, zbardhet dëshmia e policit në gjyq: Kam qenë në shtëpi, por…

Videot me përmbajtje seksuale, zbardhet dëshmia e policit në

Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot “arrest me burg” me afat 30 ditë për policin Berhan Bajrakurtaj.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura polici ka mohuar të ketë ngacmuar ndonjë të mitur ashtu si akuzohet.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dalë video. Para pak kohesh e ka çuar celularin në servis dhe më pas e kam patur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe se kam idenë si është shpërndarë video”- ka thënë ai.

Gjyqtare e çështjes ishte Irida Kacerja, prokuror Vat Staka dhe avokati mbrojtës Xhelal Kraja.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria e kishte bërë me dije që në fillim se do të kërkonte burg me afat 30 ditë për paraqitjen e provave. Avokati kërkoi lirimin për shkak se s’ka vepër penale.