AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 15:05

Vrasje dhe kanosje, kush janë shqiptarët e tmerrshëm në burgun grek

Vrasje dhe kanosje, kush janë shqiptarët e tmerrshëm në

Policia greke ka ngritur akuzë për tetë shtetas shqiptarë dhe pesë shtetas grekë që ndodhen pas hekurave në burgun Koridalos. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj.

Konkretisht ata akuzohen për: Tentativë vrasje të një shtetasi grek, ndodhur më 03.11.2014 jashtë banesës së tij në Athinë; Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, në 12.10.2017 brenda në zyrën e tij në Athinë; Kanosjen e një avokati grek në 07-08.02.2019 në Athinë.

Në këtë rast të akuzuarit kanë dërguar 3 shtetas jashtë burgut, për t’i marrë 3000 euro avokatit nën kërcenimin për jetën. Autorët u arrestuan dhe vijon hetimi.

Po kështu akuzohen për vrasjen e shqiptarit Albert Bako më 14.01.2019 në sektorin E të burgut Koridalos.

Ndër të tjera akuzohen se kanë ndihmuar në arratisjen e shtetasve shqiptarë Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos në 01.01.2019 si dhe për tentativë për manipulimin e shkakut të vdekjes së shqiptarit Bardhyl Tusha në burgu Koridalos më 27.01.2019 me qëllim që të dukej si helmim dhe të akuzohej një shtetas grek i burgosur.