AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 13:43

Tensioni pas spërkatjes me bojë/ Çfarë nuk u dëgjua në mikrofon

Me tension u shoqërua seanca e sotme plenare, kur numri dy i demokratëve, njëherësh nënkryetar i parlamentit spërkati me bojë kryeministrin Rama.

Duket se përqeshjet e këtij të fundit në seancat e mëparshme plenare, kanë kaluar çdo kufi për demokratin Paloka, i cili ndërmori edhe veprimin e sotëm. Por ndërsa garda nxitoi të rrethojë kryeministrin e ministrat e kabinetit, fjalët nën zë të tij apo ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin duket se i kanë shpëtuar kamerave, edhe pse pamundur të dëgjohen.

Veprimi i Palokës ka gjetur të papërgatitur kryeministrin i cili, në çastet e tensionit në seancë i është drejtuar Palokës me fjalët ‘plehrë’, po ashtu e nevrikosur me kolegun deputet, kundërshtar politikë, ministrja Spiropali e quan atë ‘qelbësirë’, ‘s’ka turp’ lexohet në mimikën e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=GIxbBl5uX08

Gjithashtu nga vendi, ndërsa kryeparlamentari Ruçi i kërkonte demokratit Paloka të linte sallën, ky i fundit kërkon që masat të merreshin edhe ndaj kryeministrit Rama, për talljet e të sharat ndaj tij.