AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 14:54

"Plehrë, plehrë", Rama "breshëri" reagimesh në rrjetet sociale: Mua më rritet…

Kryeministri Edi Rama, pas incidentit me bojë që pati sot në Kuvend, ku u sulmua nga deputeti demokrat Edi Paloka, duket se e ka gjetur shpëtimin në reagimet e njëpasnjëshme në rrjetet sociale.

Rama shprehet falenderues për të gjitha mesazhet e solidaritetit që ka marrë dhe thotë se boja se shqetëson hiç, për faktin se është piktor.

Në Kuvend Rama preferoi që të mos fliste më pas incidentit, duke u mjaftuar me disa shprehje: Plehrë, plehrë!, në drejtim të Palokës, po pa mikrofon. Sipas Ramës sa më shumë incidente të tilla të ndodhin, atij aq më shumë i rritet pasioni dhe vendosmëria për punën e tij.

Reagimi i Ramës:

Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar?Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria

Në një reagim të mëhershëm, Rama kapej sërish me "th"-në e deputetit demokrat Paloka, duke thënë se ajo që ndodhi sot në Kuvend, është program që ka PD-ja për qeverisjen e vendit.

 

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/kuvend2.mp4"][/video]