AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 11:19

EMRAT/ Plagosi tre persona se i ngacmuan gruan, policia arreston njërin prej autorëve, tjetri në kërkim

EMRAT/ Plagosi tre persona se i ngacmuan gruan, policia arreston njërin


Pak ditë më parë në një sherr momental tre persona kanë mbetur të plagosur brenda një lokali në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar i identifikuar si Ilirjan Bezhani, ndërkohë që ka shpallur në kërkim një tjetër persona i identifikuar dhe i bërë publik nga vetë policia, Gent Faqja.

Sipas informacioneve nga terreni mendohet se sherri ka nisur për një xhelozi e më pas ka përfunduar në të shtëna armësh, ku mbetën të plagosur Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi.

Mendohet se një prej të plagosurve i ka ngacmuar gruan njërit prej atentatorëve. Megjithatë kjo është një prej pistave të hetimit që po kryen policia.