AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 09:41

Tentoi të vidhte shtëpinë, kapet ‘mat’ 29-vjeçari

Tentoi të vidhte shtëpinë, kapet ‘mat’


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.T., 29 vjeç, banues në Cërrik, pasi në lagjen ” Nr 3.,” Cërrik, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., por është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe menjëherë është vënë në pranga.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale  "Vjedhja e mbetur në tentativë ".