TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump, ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Teksas, ku një agresor hapi zjarr mbi qytetarët, fillimisht në një dyqan dhe më pas në një qendër tregtare.
Raportohet se ka dhjetëra viktima si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë.
Trump ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur përkrahjen për autoritetet.
"Të shtëna të tmerrshme në El Paso, Teksas. Raportimet janë shumë të këqija, shumë të vrarë. Duke punuar me autoritetet lokale dhe shtetërore dhe autoritetet e zbatimit të ligjit. Kam biseduar me Guvernatorin, për t'i shprehur mbështetjen absolute të qeverisë federale. Zoti qoftë me të gjithë ju!", shkruan Trump.
/TPZ.al/