AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 21:22

Aksident tragjik, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali



Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Peugeot” në Itali.

Mediet fqinje raportojnë se viktima është shtetasi Veismail James, 16-vjeç, shkruan IsolaVerde TV.

Mësohet se makina drejtohej nga shtetasja me inicialet C.S, e cila nuk ishte me kombësi italiane.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por dyshimet e para të  autoriteve janë se drejtuesen e makinës mund ta ketë zënë gjumi, por mbetet ende në kuadrin e dyshimeve.