AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 09:58

Nipi i deputetit socialist dhunoi gruan në QSUT, Vokshi: Në sy të policisë nga njerëz të veshur me pushtet

Nipi i deputetit socialist dhunoi gruan në QSUT, Vokshi: Në sy të


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar për dhunimin e një gruaje në QSUT nga Ramazan Rrahja, nipi i deputetit socialist Rrahmanit.

Përmes një postimi në Facebook Vokshi shkruan se ngjarja u mbajt e fshehur dhe të gjithë heshtën, sepse askush nuk mund të reagonte para statuseve “fluturuese” të Kryeministrit, që bëhen lajm me urdhrat e tij.

Postimi i plotë:

Një tjetër grua u dhunua barbarisht në sy të policisë nga njerëz të veshur me pushtet.

Ngjarja e dy ditëve më parë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u mbajt e fshehur dhe të gjithë heshtën, sepse askush nuk mund të reagonte para statuseve “fluturuese” të Kryeministrit, që behen lajm me urdhrat e tij.

Edhe Policia e Shtetit, e pranishme në vendngjarje ka parë si të ishte në kinema të gjithë skenën e dhunës dhe nuk arrestoi në flagrancë agresorin e gruas që grushtohej papushim nga nipi i deputetit të Kryeministrit.

Pas publikimit në mediat sociale të kësaj ngjarje të rëndë, policia njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë familjarin e pushtetit, Ramazan Rrahja.

...nesër prisni të dëgjoni se gruaja qëlloi veten me këmbën e Ramazanit dhe më pas edhe u vetë-grushtua...!