AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 10:03

Po mundohej të parkonte, mjeti humb drejtimin dhe bie në lumin Gjanicë

Po mundohej të parkonte, mjeti humb drejtimin dhe bie në lumin


Një aksident ka ndodhur në qendër të Fierit, aksident ndryshe nga të tjerët.

Ja ç’i ka ndodhur një “Benz”-i që është munduar të parkojë në një kantier ku një firmë po rehabiliton lumin Gjanica.

Siç duket nga fotoja, frenat nuk i kanë mbajtur dhe ka rrëshqitur në një karpat betoni duke përfunduar brenda lumit. Brenda në mjet ndodhej një çift të moshuarish.

Fatmirësisht nuk janë dëmtuar, Policia ndërhyri në kohë për ti ndihmuar. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe ambulanca.