AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 08:37

E bija mbyt nënën e vet, më pas denoncon rastin në polici

E bija mbyt nënën e vet, më pas denoncon rastin në polici


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një vajzë ka mbytur nënën e saj dhe më pas rastin e ka denoncuar në rajonin e policisë Karposh.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj në rrugën “Risto Rovanovski”, ndërsa viktima identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ka qenë e moshës 74 vjeçare.

MPB njoftoi se menjëherë pas denoncimit policia ka mbërritur në vendngjarje ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të të moshuarës.

Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e 74-vjeçares, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Po ashtu, mësohet se e bija e saj është mbajtur në stacion policor për masa të mëtejshme penale.