AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 09:05

Aksident në Durrës, humb jetën 56 vjeçari

Aksident në Durrës, humb jetën 56 vjeçari


Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, Durrës.

Policia bën me dije se A.Zh., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një 56-vjeçar.

Fatkeqësisht këmbësori ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet shpejtësia dhe prerja e rrugës nga këmbësori.