AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 23:26

Rritet numri i viktimave në Teksas, autor i dyshuar një 21-vjeçar

Rritet numri i viktimave në Teksas, autor i dyshuar një


Vijon të rritet numri i të vrarëve nga sulmi me breshëri plumbash në “El Paso” të Teksasit, në SHBA.

Mediet botërore raportojnë se numri i viktimave ka kaluar shifrën 20, ndërkohë që pritet të rritet gradualisht, njoftojnë forcat plicore në vendngjarje.

Në bilancin e deritanishëm të tragjedisë, numërohen 22 të plagosur, mes të cilëve edhe katër foshnje.

Autor i dyshuar i sulmit është një djalë 21-vjeçar. Megjithatë, Policia ka arrestuar disa persona në kuadër të hetimeve.