TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sonte nga ora 18:00 do të zhvillohen ndeshjet e radhës, të fazës eliminatore për kualifikimin në finalet e Europianit të futbollit, në verën e vitit 2020.
Këtë mbrëmje do të luhen sfidat e Grupeve C, E, G dhe I. Dhe padyshim sfida më e shumë pritur është ajo e grupit “C”, që do të nisë në orën 20:45 mes Gjermanisë dhe Holandës.
Duhet thënë që në mënyrë surprizë, grupi C kryesohet nga Irlanda e Veriut me 12 pikë, e ndjekur nga Gjermania me 9 pikë, ndërsa më poshtë është Holanda me vetëm 3 pikë, që rrezikon seriozisht kualifikimin.
Në vend të fundit janë Bjellorusia dhe Estonia me nga 0 pikë. Duhet pranuar se Irlanda e Veriut dhe Bjellorusia kanë zhvilluar nga katër ndeshje, teksa Gjermania dhe Estonia 3 të tilla, ndërsa Holanda vetëm 2 ndeshje dhe kjo justifikon dhe faktin se përse tulipanët kanë vetëm tri pikë në klasifikim.
Programi i plotë i ndeshjeve sonte:
Grupi C
Ora 18:00- Estoni Bjellorusi
Ora 20:45- Gjermani-Holandë
Grupi E
Ora 20:45-Sllovaki-Kroaci
Ora 20:45-Uells-Azerbajxhan
Grupi G
Ora 20:45-Austri-Letoni
Ora 20:45-Slloveni-Poloni
Grupi I
Ora 18:00- Qipro-Kazakistan
Ora 20:45-San Marino-Belgjik
Ora 20:45-Skoci-Rusi