AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 09:33

Temperatura deri në 33 °C, moti për çdo qytet

Temperatura deri në 33 °C, moti për çdo qytet


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.

Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    21/32 re diell

Kukës    16/29 re diell shi

Lezhë    23/32 re diell

Dibër    15/26 re diell shi

Durrës    20/32 re diell

Tiranë    21/32 re diell shi

Elbasan    19/32 re diell shi

Berat    18/32 re diell shi

Vlorë    20/31 re diell

Korçë    16/26 re diell shi

Gjirokastër    16/33 re diell shi

Sarandë    20/31 re diell.