TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas grabitjes në Elbasan ka folur edhe taksisti Aldo Vyshka, i cili ka treguar momentet e vështira.
Ai është shprehur se është grabitur dhe dhunë dhe është mbajtur peng deri në orën dy të natës. Sipas tij dy mijë euroshi ishte pagesa e shkollës së vajzës së tij.
“Ngjarje e rëndë. Jam grabitur me dhunë nga persona tek lokali. Me kanë mbajtur deri në orën dy natës peng. Deri sa gjeta mundësi të lajmëroja Policinë. 2000 euro më kanë marrë. Do paguaja shkollën e gocës”, është shprehur ai.
Sipas policisë përgjegjësi i lokalit Thanas Bejko dhe shoku i tij Ertis Skilja, kanë grabitur dhe më pas kanë mbajtur peng për disa orë taksistin Aldo Vyshkën.
Mësohet se Vyshkës autorët i kanë marrë dy mijë euro dhe e kanë ngujuar që ai të mos tregonte për ngjarjen. Nga policia janë arrestuar edhe dy kamerierët E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.