AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 09:57

Misioni për lirinë e medies, Juristja Flutura Kusari: Ndihem e shqetësuar pse na refuzoi Veliaj

Misioni për lirinë e medies, Juristja Flutura Kusari: Ndihem e


Në një intervistë për Beti Njumën në RTV Ora Flutua Kusari, Juriste për të drejtën e medias, këshilltare ligjore në Qendrën Europiane për Lirinë e Medias në Gjermani, u shpreh se ndihet e shqetësuar, Pasi kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj nuk ka pranuar të takohet me misionin e tyre.

“Jemi të shqetësuar me faktin se një nga politikanët më të fuqishëm në Shqipëri, Erion Veliaj, ka refuzuar të takohet me misionin tonë.

(Misioni për lirinë e medias që erdhi në Tiranë 18-21 qershor) Nuk ka na ka ndodhur në asnjë shtet tjetër që një politikan që i bën kërkesë të takohet me ne me na refuzu, për arsye që ne nuk i dimë sepse nuk na i ka bërë të qarta.

Ndërsa jemi takuar me Edi Ramën. Jo vetëm që e ka mbrojtur idenë se ka të drejtë ti quajë gazetarët kazan etj, por e pasur shumë të vështirë të pranojë se qasja e tij është gabim.

Ka dhënë disa premtime se do të ketë kujdes te legjislacioni, por ne nuk jemi duke parë se premtimet që ka bërë është duke i mbajtur”.