AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 11:16

Zëdhënësi i Presidentit: Meta të hënën para Komisionit Hetimor

Zëdhënësi i Presidentit: Meta të hënën para


Presidenti Ilir Meta do të jetë ditën e hënë në orën 09:59 minuta në Kuvend, ku do të paraqitet para Komisionit Hetimor. Kështu shprehet zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ai thekson se Meta do të shkojë para Komisionit Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit, pasi më herët ky komision i ka bërë kërkesë për të dëshmuar.

Më herët edhe vet Presidenti Meta, konfirmoi se ai mezi pret të kthehet në Parlament.