TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë që kriza politike në Shqipëri po thellohet, ndërkombëtarët duket se nuk po humbasin më kohë. Pas vizitës së David Kostelancik, Drejtorit të ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në Departamentin e Shtetit, një tjetër ndërkombëtarë do të vizitojë Shqipërinë.
Sipas informacioneve mësohet se javët e ardhshme krerët politike do të takohen me zyrtarin e lartë gjerman, Johann David Wadephul. Zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, do të vizitojë Tiranën para datës 16 shtator, ku do të tentojë të ulët palët në dialog.
Johann David Wadephul nuk do të jetë i fundit zyrtar evropian që do të synojë arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Pas Wadephul, Tiranën do e vizitojë edhe Roberto Montella, sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE. Tashmë pritet se çfarë do të ndodh me krizën politike, pasi edhe më herët ndërkombëtarët kanë dështuar në negociatat mes palëve.
Ndërkohë pak ditë më parë zyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend.
Konstelancik ka zhvilluar takime me kryopozitarin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik.
Gjithashtu në fokus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.