AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 11:51

VIDEO/ ‘Po luan lojëra’, britanikët lënë pa fjalë Boris Johnson

VIDEO/ ‘Po luan lojëra’, britanikët lënë pa


Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ishte duke dhënë një intervistë në qytetin e Morley, kur qytetarët e kanë ndërprerë dhe i kanë kërkuar llogari, se pse nuk negocion për “Brexit”.

Johnson u përpoq të justifikohej duke thënë se në 31 tetor do të dalin nga BE-ja, por qytetari ka vijuar ti thotë se ai pa luan lojëra.

“Që në momentin që u zgjodhe kryeministër po luan lojëra. Po luan lojëra me parlamentin dhe me çdo gjë. Duhet të ishe në Bruksel dhe jo në Morley",- shprehet një qytetar.

Për më shumë ndiqni videon e BBC: