AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 20:41

Ekzekutohet në mes të Filadelfias studenti shqiptar, po zihej me të dashurën

Ekzekutohet në mes të Filadelfias studenti shqiptar, po zihej me

Ekzekutohet në mes të Filadelfias një 21 vjeçar shqiptar i quajtur Merols Mukaj.

Sipas mediave vendase, ai ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster dhe një person i identifikuar si Joseph Howanski ndërhyri duke e qëlluar te riun me tre plumba

Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes pasi policia thotë se ai u përpoq të ndërhynte kur pa një çift studentësh duke u zënë.

Ngjarja ndodhi të martën vonë. E dashura e Mukaj është një studente 22 vjeçare në Drexel. Autori i dyshuar, Howanski është gjithashtu i diplomuar i Drexel por ai nuk i njihte as shqiptarin as te dashuren e tij.