AKTUALITET, 7 Nëntor 2018, 23:20

Shqiptarët, 150 vjedhje brenda tri javësh në Francë

Shqiptarët, 150 vjedhje brenda tri javësh në Francë

Vjedhjet janë shndërruar në një problem të përditshëm në Francë. Sipas shifrave të publikuara nga televizioni francez, BMFTV, e që i referohen burimeve nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2016 u kryen 243 mijë e 500 vjedhje në të gjithë Francën.

“Kjo do të thotë një vjedhje në çdo 90 sekonda”, raporton televizioni francez.

Sipas kriminologut Xavier Raufer, kjo mund të jetë vetëm një pjesë, pasi shumë vjedhje nuk raportohen nga autoritetet, duke shtuar se shifra mund të arrijë në 460 mijë.

Sipas tij hapja e kufijve ndaj vendeve ballkanike e ka shtuar numrin e vjedhjeve, ai përmend faktin, se vetëm në rajonin e Bordosë, shqiptarët kishin kryer 150 vjedhje në harkun e tri javëve.

/TPZ.AL/