TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e së dielës në mes të rrugës në lagjen "10 korriku" në Vlorë.
Lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe dyshohet se mund të jetë shkëputur gjatë ecjes nga ndonjë automjet.
Tritoli me detonator i lidhur me tel ishte i mbështjellë me letër natriban.
Në orët e vona të mbrëmjes, në Vlorë mbërritën nga Tirana forcat xheniere të cilët rreth orës 23:30 bënë dhe shpërthimin e komanduar të eksplozivit.
Nga ana e policisë së Vlorës vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë përreth për të identifikuar mjetin nga i cili dyshohet të jetë shkëputur lënda plasëse.