TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë javë, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi mblodhën shumë personazhe VIP në premierën e filmit të tyre “Dy gisht mjaltë”, që u shfaq në një nga kinematë e Tiranës.
Nga çifti kryeministror, Edi Rama e Linda Rama, tek Erion Veliaj e bashkëshortja Ajola Xoxa ishin të pranishmit e kësaj premiere, që do të pasohet me shfaqjen e filmit komik në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Momentet intime ishin ato më të përfolurat në filmin e ri komedi “Dy Gisht Mjaltë”, ku luajnë protagonistët Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Vetë këngëtarja foli për këtë pjesë delikate në premierën e filmit dhe u vu re se e kishte shumë të vështirë, duke qenë se Ermalin e konsideron si vëlla.
“Si s’më hëngri mortja që të putha ty në buzë!”, i tha Elvana Ermalit, i cili në film quhet Ervin, njësoj si i fejuari i saj Ervin Mata, për të cilin u tha se tashmë janë ndarë. Para të gjithë personazheve të njohur, që do të ndiqnin filmin, Elvana ndau përjetimet e puthjeve të kinemasë, që zbulojnë dhe mënyrën si ajo puth në jetën reale.
Nuk vonoi shumë dhe mediat publikuan disa pamje ekskluzive nga filmi “Dy gisht mjaltë”, që zbulonin stilin e puthjeve të tyre në buzë. Nga pamjet nuk vihet re asgjë për t’u çuditur, që do të thotë se kemi të bëjmë vetëm me një puthje për show.
Ndonëse rrugët e tyre i ka bashkuar muzika shumë vite më parë, Elvana dhe Ermali vazhdojnë edhe sot të ruajnë një miqësi të rrallë dhe shumë të fortë. Fansat e tyre kishin nisur para premierës me pyetjet nëse do të kishte skenë puthjeje në buzë apo jo mes tyre si një çift i vërtetë?
Një pyetje të tillë iu bë dhe bashkëshortes së Ermal Mamaqit, Amarda Toskës, nga fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan”, përgjigje të cilën ajo e la evazive. Elvana Gjata, pak ditë më parë, publikoi kolonën zanore të filmit “2 gisht mjaltë”, një krijim të dhuruar nga reperi Lyrical Son.
“Pa dashuri” titullohet kënga, me imazhe nga filmi ku në një prej skenave ajo shfaqet e veshur nuse. Ajo i thotë “po” në altar partnerit Ervin (Ermal Mamaqit), duke marrë bekimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u bë pjesë e filmit në skenën kulminante.
Gjithashtu, në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga Policia. Kuptohet që të gjitha situatat në film janë thjesht komike.
Me rikthimin e saj në skenën e Kosovës, Elvana Gjata dha intervistën e saj të parë për “Klan Kosova” pas ngjarjes në Bllok. “Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, u shpreh ajo jo pak e emocionuar, pasi, sipas saj, emocionet për një artist vetëm shtohen me kalimin e viteve.
Në atë intervistë ajo foli dhe për filmin komik “Dy gisht mjaltë” me Ermal Mamaqin, ku u shpreh se për herë të parë do të ketë mundësi të shfaqë talentin si aktore, duke qenë se ajo ka mbaruar studimet e larta për Regji. Duke mos përmendur datë për premierën (pas shtyrjes më 14 shkurt), Elvana e komentoi si një film shumë të bukur me momente nga realiteti i një çifti në ditët e sotme.
Ndërsa fillimisht, publikimi i tij më 14 shkurt u shty, nisën edhe komentet se shkak për këtë u bënë skenat e tij. Pavarësisht se dy protagonistët ndanë shumë detaje në media, u përfol shumë tematika e filmit, në të cilën përfshihen edhe afera droge.
PANORAMA PLUS