AKTUALITET, 1 Prill 2019, 00:18

Rita dhe Dua fjalë të ndjera për nënat e tyre, publikojnë fotot e rralla

Në Britani dita e sotme përkon me festën e nënës dhe dy këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora I kanë dedikuar fjalë të ëmbla nënave të tyre. Përmes fotove të vjetra Dua dhe Rita janë shprehur se nënat janë heroinat e tyre.

“ Gëzuar ditën e Nënave për heroinën time. Faleminderit që më mësove se shëndeti dhe lumturia janë të parat si dhe që puna dhe pasioni do t’I japin forcë ëndrrave të mia. Të dua!,”-shkruan Dua duke bashkangjitur disa foto kur ajo ishte ende e vogël dhe e ëma e mbante në krahë.

Ndërkohë Rita ka shkruar: “Gëzuar ditën e nënës për gruan më të fortë dhe më trime që njoh. Të dua mami dhe të falenderoj që më ke treguar udhën e duhur në jetën time. Edhe sot e kësaj dite mësoj shumë nga ty dhe po jam unë ajo që po të sheh me frikë në foton e pestë dhe kështu të shoh çdo ditë. Unë jam fëmija e veshur me të verdha,”-përfundon Rita. Në fotot e publikuara prej saj dallojmë edhe ngjashmërinë e madhe që ka mes Ritës dhe nënës së saj Verës.