AKTUALITET, 31 Mars 2019, 23:48

Para maskës së disa politikanëve zgjedh qenin/ Kë thumbon Jozefina Topalli? (FOTO)

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka publikuar një foto me qenin e saj, duke thumbuar politikanët.

Krahas fotos së publikuar në “Instagram”, Jozefina Topalli shkruan: “Victor Hugo pyeste:” Nese shikon ne syte e nje qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon masken e disa politikaneve… zgjedhja eshte e thjeshte”.

Nuk dihet se cilit politikan apo cilëve prej tyre i referohet Topalli, e cila nuk dënjon t’i krahasojë me qenin, duke i konsideruar më poshtë se ky i fundit.