TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e mbrëmjes në Serinë A vuri përballë Interin dhe Lacion, në një duel me shumë vlera pasi në lojë ishin pikët për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në fund të 90 minutave ata që triumfuan ishin lacialët e trajnerit Simone Inzagi.
Kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 13 të pjesës së parë falë golit të mesfushorit Milinkoviç-Saviç. Një gol që në fundin e takimit rezultoi deçiziv, pasi Interi nuk arriti të konkretizonte rastet e shënimit, edhe për meritë të portierit Tomas Strakosha.
Në këtë mënyrë Interi nuk arrit të përfitonte edhe nga ndalesa e Milanit, ndeshjen e djeshme,apo dhe disfata e Romës ditën e sotme për të siguruar vendin e tretë të renditjes, ndërsa tani çdo gjë është e hapur, teksa në garën për t’u renditur në 4 vendet e para ëshët përfshirë edhe Lacio, e cila pozicionohet në vendin e 7 por ka një ndeshje më pak në kalendar.
Inter-Lacio 0-1
13′ Milinkovic-Savic
[video width="426" height="228" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/inter.mp4"][/video]