TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe në këtë javë të kampionatit francez, skuadra e PSG nuk adhuruar surpriza teksa ka regjistruar fitoren e radhës. Kryeqytetasit mposhtën me rezultatin minimal 0-1 në transfertë ekipin e Tuluz.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë e lojës u mbyll me rrjeta të paprekura me parisienët që epërsinë e shprehur në fushë nuk arritën ta konkretizonin para portës kundërshtare. Ndërkohë edhe fraksioni i dytë i lojës, nuk rezultoi me gola, teksa ekipi vendas nuk i lëshoi terren miqve dhe mbylli hapësirat në prapavijë. Megjithatë, cilësia në skuadrën e PSG nuk mungon, dhe në një rast të tillë atëherë një kualitet si Mbape krijon avantazhin. 20-vjeçari kontrollon bukur sferën brenda zonës dhe me një goditje precize i jep tre pikët skuadrës së tij, duke i afruar gjithnjë e më shumë drejt titullit kampion.
PSG udhëheq e qetë klasifikimin me 20 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë, Lilë. Ndërkohë, ky ishte goli i 27 në kampionat ndërkohë që këtë sezon është përfshirë sëbashku me Mesin në garën për trofeun individual të “Këpucës së Artë”, një çmim që i jepet golashënuesit më të mirë në top kampionatet europiane.