AKTUALITET, 1 Prill 2019, 08:38

Vrasja e shqiptarit në burgun e Koridhalos, Demokracia e Re: Turp!

Pas publikimit të videos së vrasjes makabre të shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos, Greqi, ka reaguar partia Demokracia e Re.

Zëvendës sekretari i kësaj force, Kostas Karagounis, tha se në pushtetin e SYRIZA është normale që të burgosurit të vriten, duke e cilësuar “Turp”.

“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin”, tha Karagounis në zhurmën që ka shkaktuar video-shoku nga burgu Koridhallos, me të burgosurin e vrarë në këtë burg, më 14 janar të këtij viti.

“Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Koridhallos janë tronditëse”, tha më tej Karagounis.