AKTUALITET, 1 Prill 2019, 00:53

Opozita turke shpall fitoren në tri qytetet e mëdha

Opozita turke shpall fitoren në tri qytetet e mëdha

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në tri qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e së dielës, sipas të dhënave të partisë së tij.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir, raporton Reuters.

Sipas tij, kjo parti ka fituar edhe në shumë qendra tjera duke e mposhtur partinë e presidentit Tayyip Erdogan.

Por sipas rezultateve të para jo-zyrtare të zgjedhjeve vendore, ku deri më tani janë hapur rreth 100% e kutive të votimit, dy aleancat kryesore kanë marrë këto rezultate:

Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 51,74%

Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 37,64%

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84%.

Ndërsa për tre prefekturat më të mëdha të vendit shpërndarja e votave është si më poshtë:

ANKARA

Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 47,20%

Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 50,62%

STAMBOLL

Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 48,71%

Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]:  48,65%

IZMIR

Aleanca Popullore [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP)]: 38,49%

Aleanca Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI]: 58,06%