AKTUALITET, 31 Mars 2019, 23:18

Alarmi për bombë në Vlorë, Edi Paloka tallet me Lleshajn: Pritet të shkojë në Vlorë… apo

Alarmi për bombë në Vlorë, Edi Paloka tallet me Lleshajn:

Mbrëmjen e sotme qyteti i Vlorës u alarmua, për shkak të një pakoje të hedhur në mes të rrugës, për të cilën qytetarët treguan se kishte rënë nga një automjet në lëvizje.

Kjo alarmoi policinë ku forca të shumta rrethuan zonën ku u konstatua se ishte një sasi eksplozivi e dyshuar së komandohej përmes një celulari, ku për çmontimin e saj mbërritën forca xheniere nga Tirana.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili shkruan në rrjetet sociale: “Pritet të shkoj Lleshi në Vlorë e të deklarojë që vlonjatët nuk duhet të kenë frikë nga tritoli…apo duhet?”

Kjo vjen në një formë ironie pas gafës që bëri ministri i Brendshëm, Lleshaj mbrëmjen e kaluar nga Shkodra, ku gjatë një deklarate para gazetarëve i pyetur nga këta të fundit nëse qytetarët e Shkodrës janë të frikësuar nga një mori vrasjesh të ndodhura në këtë qytet kohët e fundit, Lleshaj u shpreh përball% kamerave se qytetarët shkodranë “kanë pse të kenë frikë” mirëpo që më pas vetëkorrigjohet duke u shprehur se “ qytetarët s’kanë pse të kenë frikë…”