TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur lidhur me fenomenin e pastrimit të parave, veçanërisht në ndërtim, tek kullat që po ndërtohen në Tiranë.
Moderatori i emisionit i kujtoi kryeministrit, raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave ku thuhet, se "qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”.
Rama e kundërshtoi këtë, duke deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është i saktë në këtë konstatim dhe se "nuk ka informacion".
Pjesë nga biseda në studio:
Ylli Rakipi: Në raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave thuhet, se "qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm për të penguar pastrimin e parave dhe krimet financiare në vitin 2020”.
Edi Rama: Kjo nuk përkon fare me realitetin,
Ylli Rakipi: Domethënë gënjejnë këta të Departamentit? Këto që nuk të pëlqejnë nga amerikanët...
Edi Rama: Po flasim për një gjë të shkruar aty, nuk është karta e kushtetutës amerikane ajo. Ne kemi bërë të gjithë ato që duhet të bënim, bazuar në të gjithë rekomandimet e Moneyval dhe bazuar në të gjithë planin e veprimit. Të thuash nuk bëmë asgjë, nuk kanë informacion, nuk kanë informacion më e pakta.
/TPZ.al/
EMISIONI I PLOTË: