AKTUALITET, 22 Mars 2019, 21:25

E qëlloi me çifte pas konfliktit, humb jetën në spital pronari i furrës së bukës

E qëlloi me çifte pas konfliktit, humb jetën në spital

Ka humbur jetën në spital Esat Katorri, pronari i një furre buke në Kavajë i cili u plagos me çifte orët e para të mëngjesit të 15 marsit, raporton News 24

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në lagjen “Zguraj”, ku i dëmtuari Esat Katorri sapo kishte hapur dyqanin. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 26-vjeçar, i cili u vu në pranga nga Policia e Kavajës, vetëm pak kohë pasi kishte plagosur 59-vjeçarin.