AKTUALITET, 22 Mars 2019, 20:27

“Mesazhi është i qartë”, ish-deputeti reagon për vrasjen që tronditi Elbasanin

Pak minuta më parë ka reaguar në llogarin e tij në Facebook Luciano Boçi, ish-deputet i PD për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Sipas tij mesazhi është i qartë që në Shqipëri ligjin e bënë krimi.

E përfundon shkrimin me fjalët: Të ndalim çmendurinë e të çmendurit, ka ardhur koha!

Postimi i plotë:

ELBASANI I VRARË

Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.

Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.

Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.

Mesazhi është i qartë.

Nuk është thjesht larje hesapesh.

Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.

Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.

Po policia?!!!!

Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.

Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.

Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.

Krimi është partneri i saj më i çmuar.

Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.

Ka ardhur koha!