TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mësohen detaje të reja nga ekzekutimi në mes të Elbasanit i avokatit Ravik Gurra. 50-vjeçari ishte duke pirë kafe rreth orës 19.35 në një nga lokalet në qendër të qytetit kur një person i është afruar dhe ka qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur në vend. Avokati ka përfaqësuar në disa gjyqe, Emiliano Shullazin dhe pjesëtarë të familjes Çapja të Elbasanit.
Policia thotë se shërbime të shumta kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë nga Tirana në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/03-3.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/02-4.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/01-5.mp4"][/video]