TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elbasani është tronditur pak minuta më parë nga vrasja e Ravik Gurrës, 50 vjec me profesion avokat.
Z. Gurra ishte i njohur si avokat i Emiljano Shullazit por edhe i disa çështjeve të tjera të bujshme.
Policia thotë se po dokumenton ngjarjen ndërkohë që janë ngritur postblloqe në disa pika ku mendohet se janë larguar autorët.
Elbasan
Informacion paraprak
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.