TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon për të 138-tën ditë protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët mbrojnë shtëpitë e tyre nga prishja që kërkon tu bëjë qeveria Rama.
Në fjalën e tij ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se: ‘Kongresi i vërtetë i PS-së është në Surrel me bandat, sepse Kongresi i vërtetë i PS-së bëhet nga narkotrafikantët që me këtë miqësi me bandat futën drogën në shkolla. Këto të gjitha i dimë. Dosjen 339 dhe dosjen 184 nuk e ka përgjuar as Rama as Tahiri, në këto dosje nuk vërtetohet asgjë tjetër vetëm se krimi i organizuar.
Balliu tha më tej se Rama gabon rëndë nëse mendon se do ia hedhë vetëm me plotësimin e disa kushteve të vendosura nga opozita,
‘Nëse Rama mendon se kemi vetem tre kërkesa gabon rëndë. Gabon sepse ne jemi gati të sakrifikojnë gjithçka jo vetëm duke u larguar nga pushteti por edhe të çohet përpara drejtësisë. Ku keni parë në një vend të botës një kryeministër që shan qindra-mijëra protestues. Ne i themi Ramës që ti je një hiç i shumëzuar me asgjë. Ti i ke prekur qytetarët te fëmija, i ke prekur te shtëpia. Unë nuk dialogoj me Bajrat. Populi shqiptar ju do para drejtësië. Shqiptarët e kanë sot Lulzim Bashën me vete, po kështu edhe Partinë Demokratike. Të gjithë bashkë si shqiptarë do të largojmë anishqiptarin që e mbushi sheshet me gazlotësjellës, Vendi jonë ka vite që nuk po qëveriset.
Partia Demokratike kërkon zgjedhje të ndershme, jo thjesht të vijë në pushtet. Në emër të opozitës ju ftoj të bashkohemi që te sjellim në Shqipëri zgjedhje të lira.”, tha Balliu.