AKTUALITET, 22 Mars 2019, 20:56

Vrasja e avokatit të Shullazit, RENEA zbarkon me urgjencë në Elbasan

Pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan policia e shtetit është vënë në lëvizje. Forcat RENEA ka mbërritur me urgjencë në qytet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Pak më herët,drejt Elbasanit u nis edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Avokati i Emiliano Shullazit u ekzekutua në qendër të qytetit, ndërsa pak minuta pas vrasjes së avokati Ravik Gurra, raportohet se një makinë po digjet në periferi të Elbasanit në fshatin Karakullak, pranë Bradasheshit.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/03-3.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/02-4.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/01-5.mp4"][/video]