TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, është vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur si mik dhe avokat i fisit Çapja si dhe avokat i Emiliano Shullazit.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë kuptuar asgjë, por janë vënë në panik vetëm kur e kanë parë trupin e shtrirë.a3b68583-b18b-44d1-b9a8-52465bef2a62
Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator. Më pas ai është larguar me një automjet i cili e priste në afërsi të lokalit.
Dyshohet se mjeti është djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.
Po ashtu policia ka njoftuar se Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/03-3.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/02-4.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/01-5.mp4"][/video]