AKTUALITET, 22 Mars 2019, 20:34

Katër vrasje brenda dhjetë ditëve, nga biznesmeni Baxhinozi tek avokati Gurra

Katër vrasje brenda dhjetë ditëve, nga biznesmeni Baxhinozi tek

Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku me breshëri plumbash është ekzekutuar avokati Revik Gurra. Ekzekutimi i avokatit ka sjellë dhe një herë pasigurinë në këtë qytet, ku krimi i fundit daton që në 29 dhjetor të vitit të shkuar.

Ndërkohë dhe Shqipëria nuk ka qenë e qetë në muajt e fundit pasi kanë ndodhur shumë ngjajre kriminalele, ku vetëm në Tiranë kanë ndodhur 2 vrasje dhe një plagosje.

Në datën 16 mars u vra tek Kodrat e Liqenit, Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurti u ekzekutua poshtë banesës së tij, ndërkohë pak ditë më parë u vra në Shkodër biznesmeni Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si Nard Polia.

Saga e ngjarjeve kriminale në përgjatë vitit 2018

Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja

Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci

Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla

Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip

Në 27 gusht u vra Prendush Fusha

Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku

Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit

Në 29 dhjetor 2018, mbetën të vrarë Arben Dylgjeri, 56-vjeç, Endri Alibej, 34 vjeç, dhe shtetasit turk Erdal Dyranay, 51 vjeç.

NGJARJT KRIMINALE GJATË MUAJT MARS

14 mars 2019, plagoset tek Komuna e Parisit, 26-vjeçari Enea Keqi

16 mars 2019, u vra tek Kodrat e Liqenit, Haxhi Baxhinozi

18 mars 2019, vritet poshtë shtëpisë menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti.

20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

22 mars 2019, vitet me breshëri avokati Ravik Gurra, mbrojtësi i Shullazit