AKTUALITET, 22 Mars 2019, 19:18

Kongresi i PS-ës, maturantët urdhërohen të marrin pjesë. Berisha publikon mesazhin

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë një publik pasditen e sotme në llogarin e tij në Facebook, shqetësimin e një prindi nga Dibra. Mesazhi i publikuar prej tij tregon që, të rinjtë në Dibër janë duke u marrë me detyrim në Kongresin e nesërm të PS-së.

Ndërkohë që, sipas denoncuesit, rruga nga Dibra në Tirane për të rinjtë do të jetë e paguar. Në mesazh publikohen dhe detaje të tjera. Prindi i maturantit tregon që nisja nga Dibra do të bëhet në orën 6:00 të mëngjesit.

Postimi i plotë:

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

Pershendetje dr.Berisha. Jam prindi i nje maturanti nga Dibra. DAR Diber, nepermjet strukturave FRESH-it organizon maturantet e gjimnazeve te Dibres per ti derguar ne mitungun e dites se shtune qe organizon Erion Velia ne Tirane.